Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpend Ahmeti ka një lajm të mirë për filmdashësit

NULL NULL
05.11.2015 10:27

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se Prishtina ka arritur një marrëveshje për hapjen e kinemasë-multiplexit të parën në Kosovë.

“Një lajm i mirë për Prishtinën. Sapo më informuan se është arritur marrëveshja në mes të një kompanie Kosovare dhe Cineplex për hapjen e kinemasë-multiplexit të parë në Kosovë në pranverën e vitit 2016. Prishtina bëhet pjesë e familjes së qyteteve me kinema me teknologjitë e fundit.”

“Besoj se kompanitë do t’i bëjnë publike detajet e këtij investimi dhe njëkohësisht ju uroj sukses në Prishtinë. Filmdashësve si puna ime ju uroj hapje sa më të shpejtë të kinemave,” ka shkruar Ahmeti, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme