Shpend Ahmeti: Deri në 2 mijë euro gjobë për persona që nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit NULL NULL 07.04.2020 14:41 07.04.2020 14:41 Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka pranuar qarkoren informative nga Qeveria e Kosovës, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Ahmeti bëri të ditur se në kuadër të kësaj qarkore parashihen gjoba për biznese dhe person fizik që nuk i respektojnë këto masa. I pari i Prishtinës theksoi se gjobat për biznese janë nga 3 mijë euro deri në 8 mijë euro. Ndërkaq për persona gjobat shkojnë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro. Njoftimi i plotë: