Shpella në Tajlandë do të kthehet në muze NULL NULL 12.07.2018 08:45 12.07.2018 08:45 Shpella komplekse në veri të Tajlandës, vendi ku u ngujuan 12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit për më shumë se dy javë, pritet të bëhet muze. Zyrtarë të ekipit të shpëtimit kanë bërë të ditur se në këtë muze do të tregohet se si operacioni i shpëtimit u shpalos, duke shtuar se do të jetë një atraksion i madh për Tajlandën. Të paktën dy kompani gjithashtu janë të interesuara që të realizojnë filma në lidhje me këtë ngjarje. 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë shpëtuar dhe gëzojnë shëndet të plotë. Gjatë operacionit të shpëtimin zhytësi Saman Kunan kishte humbur jeten.