Shpallja e nominimeve për Oscar 2025 shtyhet për shkak të zjarreve në Los Anxhelos NULL NULL 09.01.2025 10:10 09.01.2025 10:10 Shpallja e nominimeve të ardhshme për Oscar 2025 po vonohet. Votimi i Akademisë filloi të mërkurën në mëngjes që anëtarët të hedhin votat e tyre, megjithatë, tani raportohet se votimi është shtyrë për shkak të zjarreve në Los Anxhelos. Sipas një letre drejtuar anëtarëve të Akademisë, duke qenë se shumica e anëtarëve të Akademisë jetojnë në Los Anxhelos me shumë të prekur potencialisht nga zjarret, ata po zgjasin afatin e votimit deri në orën 17:00 të martën, më 14 janar. Kjo është një zgjatje dyditore pasi fillimisht do të mbyllej të dielën, transmeton Klankosova.tv. Me këtë, nominimet fillimisht ishin paraparë të shpallen të premten, më 17 janar, por tani do të zhvendosen për të dielën, më 19 janar. Ngjarjet e tjera të organizuara nga Akademia në ditët në vijim gjithashtu janë anuluar, ndër shumë ngjarje dhe produksione të tjera të Hollivudit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 05/07/2025
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 05/07/2025