Shoqja Edonë: Nuk iu besoj votave të Edona Llalloshit, kam shumë dyshime (VIDEO) NULL NULL 22.02.2025 10:50 22.02.2025 10:50 Shoqja Edonë Gazetarja që njihet si Shoqja Edonë, ka shprehur dyshimet e saj sa i përket votave që ka fituar kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Edona Llalloshi. Ajo madje thotë se Llalloshi, e cila me profesion është këngëtare, nuk ka treguar ndonjë aftësi politike, transmeton Klankosova.tv. “Edona deri më sot nuk ka treguar se ka ndonjë aftësi politike. Nuk i besoj votave të saj, kam shumë dyshime në votat e Edona Llalloshit”, u shpreh gazetarja në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.