“Shoqet” flasin për pushimet: Destinacionin e zgjedhim ne apo buxheti? (VIDEO) NULL NULL 21.06.2026 22:26 21.06.2026 22:26 Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, sonte është diskutuar tema e pushimeve dhe dilema se a po zgjedhim destinacionet sipas dëshirës apo sipas mundësive financiare. Panelistja Eda u shpreh se zgjedhja e destinacionit shpesh ndikohet nga buxheti familjar, por edhe nga prioritetet personale dhe familjare. “Sigurisht që vendoset edhe nga buxheti, por kemi bërë investime në jetën tonë, pastaj varet edhe çfarë do njeriu. Për pjesën time është edhe më shumë se çka duam fëmijët”, u shpreh ajo. Ndërkohë, Mbresa tregoi se këtë vit pushimet e saj i ka nisur në Himarë, duke ndarë edhe përshtypjet nga kjo eksperiencë verore. Lidhur me këtë foli edhe gazetarja Arbreshë Uka, e cila theksoi se prej vitesh i kalon pushimet në Shqipëri, me fokus të veçantë në jugun e vendit, që sipas saj mbetet një ndër destinacionet më të preferuara. Edhe Lyra dhe Agnesa ndanë preferencat dhe përvojat e tyre lidhur me pushimet, duke sjellë këndvështrime të ndryshme mbi mënyrën se si organizohen udhëtimet gjatë sezonit të verës. Për më shumë, ndiqni materialin e plotë nga emisioni “Shoqet”: