Shoqërohet në komisariat ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi NULL NULL 19.06.2019 15:43 19.06.2019 15:43 Është shoqëruar në komisariat ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Së bashku me Çupin është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së në Mat, Denisa Vata. Çupi ka konfirmuar në një komunikim telefonik me Top Channel se ndodhet në komisariatin e Matin. Ajo theksoi se është shoqëruar nga policia pa i dhënë asnjë arsye. Mati ka qenë sot një nga pikat më nxehta sa i përket përplasjeve të policisë me mbështetësit e opozitës, të cilët kanë kërkuar të marrin në kontroll KZAZ-të. Disa protestues dhe efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme. Më herët ka qenë ish-deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia që është shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e ndodhura dje në qytetin e Shkodrës./Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025