Shoqata e të Shurdhërve me shfaqje në Teatrin Dodona NULL NULL 13.01.2017 11:30 13.01.2017 11:30 Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë, të premten në ora 18:00 në Teatrin Dodona do të mbajë shfaqjen në pantomimë “ANTONYMOUS”. Kjo shoqatë ka planifikuar ta zhvillojë shfaqjen teatrale në Pantomimë me qëllim të informimit të publikut, me synimin e vetëm të edukimit të njerëzve për këtë kategori, përmirësimin e statusit të gjuhës së shenjave, përmirësime arsimimit të personave të shurdhër, përmirësimin e qasjes në informacione dhe shërbime. Në shfaqjen “ANTONYMOUS” do të performojnë gjashtë persona dhe të pranishëm do të ketë edhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosvoa. Kjo shfaqje është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës.