Shoqata e Intelektualëve mbush 20 vjet (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 12.11.2022 20:35 nga Agnesa Sahiti 12.11.2022 20:35 Në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë janë ekspozuar fotografi e dokumente për shënimin e 20 vjetorit të Shoqatës së Intelektualëve, Jakova. Për dy dekada punë nga shoqata thonë se u realizuan 200 aktivitete publike të cilat pjesëmarrësit patën mundësi t’i shohin. ‘Jakova’ i ka pesë programe në kuadër të aktiviteteve, akademinë përkujtimore, atë të promovimit të librave, tryezat tematike, klubin e debateve dhe programin për të rinjtë. Në kuadër të organizimit pati edhe akademi solemne ku u shfaq edhe një dokumentar.