Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shoferi vuante nga sëmundje mendore”, detaje nga tragjedia me dy të vdekur në Leipzig

NULL NULL
05.05.2026 09:51
Foto nga WION

Dy persona kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një turmë në qytetin lindor gjerman të Leipzigut të hënën pasdite, thanë autoritetet lokale.

Kryebashkiaku i Leipzigut, Burkhard Jung, tha se autori i dyshuar, të cilin autoritetet e kanë konfirmuar si një shtetas gjerman 33-vjeçar, u arrestua. Jung shtoi se autoritetet ende nuk e kanë të qartë motivin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia konfirmoi se një makinë kishte goditur disa persona në zonën qendrore të Grimmaische Strase përpara se të largohej. Autoritetet thanë se 22 persona u lënduan, përfshirë tre rëndë.

Michael Kretschmer, kreu i shtetit të Saksonisë, pjesë e të cilit është Leipzig, tha se i dyshuari më parë vuante nga sëmundje mendore.

Makina përplaset me turmën, dy të vdekur në Leipzig

lajme të ngjashme