Shoferi tejkalon në vijë të plotë, i shqiptohen pikë negative dhe i ndalohet vozitja për tre muaj NULL NULL 24.08.2023 15:11 24.08.2023 15:11 Policia e ka ndaluar një shofer për tejkalim në vijë të plotë që bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.