Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shoferi që goditi për vdekje nënë e bir nga Kosova e humbi kontrollin për shkak të gjendjes shëndetësore

NULL NULL
25.03.2026 14:08

Një nënë 29-vjeçare nga Kosova me të birin 3-vjeçar vdiqën sot në një aksident trafiku në Schramberg të Gjermanisë, ku u goditën për vdekje nga një kamion.

Klankosova.tv e ka konfirmuar rastin e rëndë edhe me Policinë gjermane.

Bazuar në informacionet e para, shoferi i automjetit transportues ka pasur probleme mjekësore, në momentin kur ka humbur kontrollin.

Përveç këmbësorëve, nënë e bir, i dyshuari ka goditur edhe tri makina të parkuara, raporton Klankosova.tv

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tij. /Klankosova.tv

Tragjike: 29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar vdesin në një aksident në Gjermani

lajme të ngjashme