Shmangni stresin në punë sepse rrezikoheni nga kanceri NULL NULL 07.03.2018 21:02 07.03.2018 21:02 Nëse keni një punë që ka shumë stres, nuk është vetëm presioni juaj i gjakut që është në rrezik. Përpjekjet tuaja për ta bërë të lumtur shefin mund ta kënaqin atë, mirëpo juve ju rrezikojnë që të bëheni me kancer, thotë një studim i ri. Nëse keni pasur një punë me shumë stres për 15-të vjet, jeni të rrezikuar për pesë forma të kësaj sëmundjeje, paralajmërojnë shkencëtarët, transmeton Klan Kosova. Pasiguria në punë, orët e gjata të punës dhe presioni, mund të konsiderohet edhe një brengë e shëndetit publik, argumentojnë ekspertët. Problemet financiare dhe puna me palë, po ashtu janë radhitur si disa nga faktorët që mund të shkaktojnë kancer tek të rriturit. klankosova.tv