Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shmangini këto 3 vese për të qenë të suksesshëm

NULL NULL
06.08.2016 18:35

Arritja në një biznes varet shumë nga disa karakteristika personale të çdo individi .

Shumë sipërmarrës të suksesshëm kanë dhënë këshillat e tyre se si mund të bëheni  sipërmarrës të suksesshëm.

Ka me qindra zakone personale dhe profesionale që bëjnë punë për të ngritur biznese të suksesshme, por ka dhe disa vese të rrënjosura të sipërmarrësit që u vështirësojnë punën.

Ju listojmë 3 prej tyre

I kushtoni vëmendje ngjarjes dhe jo fakteve

Ngjarjet krijojnë emocione, që ju bëjnë të reagoni, dhe këto reagime janë të bazuar në nxitës të rremë. Të qenit një lider efektiv kërkon që ju të lini pas vesin e të diturit ngjarjen. Në vend të kësaj ju do jeni të prirë të kërkoni fakte nga ngjarja, si dhe të merrni vendime bazuar mbi informacione të sigurta.

Besoni vetëm ato që besoni

Në pjesën më të madhe të kohës ju besoni çdo gjë që ju është ngulitur në kokë nga të tjerët gjatë gjithë jetës suaj.

Ngritja e një biznesi kërkon që të jeni novator, që do të thotë se duhet të vini në pikëpyetje çdo besim që keni.

Nuk merrni parasysh kritikat

Një nga veset më të vështira për të hequr dorë është besimi në vete se jeni më i mirë, kur në realitet nuk jeni dhe aq.

Duhet të merrni parasysh kritikat, edhe kur ato nuk janë të mira. Kritikat ju ndihmojnë që të rriteni dhe të përmirësoheni./albeu

lajme të ngjashme