Shkupi i gatshëm për Kampionatin Botëror në mundje NULL NULL 18.09.2016 12:48 18.09.2016 12:48 ???????????????????????????????????? Maqedonia prej më 19 deri më 25 shtator është nikoqire e Kampionatit botëror ushtarak në mundje në të cilën marrin pjesë 400 sportistë prej 32 vendeve prej katër kontinenteve. “Kjo është ngjarja më e madhe sportive për sivjet dhe ne jemi të përgatitur. Presim rezultate të mëdha si prej pjesëmarrësve të vendeve ashtu edhe prej përfaqësuesve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova, e cila është edhe kryetare e Këshillit organizativ të kampionatit. Ajo theksoi se realizimi dhe organizimi i Kampionatit botëror ushtarak në mundje është dëshmi se Ministria e Mbrojtjes dhe ARM janë të përkushtuara në zhvillimin dhe kultivimin e sportit të pjesëtarëve të ARM-së. Maqedonia, theksoi, ka traditë të madhe në këtë sport dhe prandaj jemi të kënaqur që na u dha mundësia të jemi nikoqirë të kësaj gare botërore, shkruan Zhurnal. Sipas zëvendësshefit të SHM-së së ARM-së, gjeneral-major Muhamet Racaj aktivitetet sportive janë me rëndësi të madhe për ruajtjen e shëndetit dhe përmirësimin e gatishmërisë fizike individuale në armata. “Këto gara janë edhe një rast më shumë për miqësi të reja, si dhe për thellimin e respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, tha gjenerali Racaj. Drejtori teknik i Kampionatit botëror, Trajçe Dimkov, njoftoi se edhe pse bëhet fjalë për kampionat ushtarak, vlejnë të gjitha rregullat e Federatës botërore në mundje. Ai shtoi se garat do të mbahen në Arenën Vip dhe sallën e vogël Vip të cilat ndodhen në kompleksin e Qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe se në kampionat do të përfaqësohen dy stile: stili i lirë dhe greko-romak.