Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk NULL NULL 22.10.2024 23:19 22.10.2024 23:19 Policia në Maqedoni të Veriut. Foto ilustruese Një shtetas turk u gjet i vdekur gjatë mbrëmjes të së hënës, në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut. Kjo u bë e ditur nga Sektori i Punëve të Brendshme atje. SPB-ja njofton se A.K, 69-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në zonën e Bit Pazarit, në Shkup. “Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftim. Lidhur me rastin policia po i zhvillon hetimet për ta ndriçuar rastin.