“Shkundje” në Twitter NULL NULL 25.01.2016 18:23 25.01.2016 18:23 Ndryshime në drejtimin e rrjetit social Twitter, pas problemeve me rritjen e numrit të përdoruesve dhe pakënaqësive të investitorëve. Pas thashethemeve të minutës së fundit, Jack Dorsey, administratori i shoqërisë, ka postuar në Twitter për të sqaruar gjithçka. Dorsey sqaron se “kanë zgjedhur të largohen nga kompania” dretori i programimit dhe projektimit, Kevin Weil, drejtori i inxhinierisë Alex Roetter, shefi i burimeve njerëzore, Brian Schipper dhe përgjegjësja për marrëdhëniet me mediat, Katie Jacobs Stanton. Këtyre u shtohet dhe Jason Toff, shefi i shërbimeve të videove “Vine”në pronësi të Twitter, i cili ka bërë të ditur kalimin e tij në Google, ku do të merret me realiteti virtual. Për zëvendësimin e tyre, thtoë Dorsey, për momentin do të jetë chief operating officer i Twitter, Adam Bain, chief tehcnology officer Adam Messinger. Por ai nuk përmend largimin e Toff nga Vine./Top Channel/