Merr flakë një shtëpi në Vlorë, e moshuara harroi sobën ndezur NULL NULL 04.06.2025 22:48 04.06.2025 22:48 Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar. Nga të dhënat paraprake rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar. Forcat zjarrfikëse dhe policia u lajmëruan, shkruan në vendngjarje dhe shuan flakët, por pa shmangur dot dëmet. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, kurse shkaku cilësohet aksidental. Ndërkohë po merret edhe dëshmia e të moshuarës për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes, arsyet përse harroi dhe se ku ndodhej në ato momente.