Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkrimtari Albatros Rexha: Dashuria nuk është lojë, as nuk duhet të shihet si e tillë (VIDEO)

NULL NULL
27.03.2022 11:22

Dashuria është një ndjenjë që çdo njeri e përjeton në mënyra të ndryshme, është një ndër ndjenjat më të forta emocionale.

Reciprociteti në dashuri është diçka e domosdoshme por edhe e nevojshme që lidhja mes partnerëve të funksionojë siç duhet.

Dashurisë i shkruan gjithmonë me përkushtimin më të madh edhe shkrimtari i njohur Albatros Rexha i cili ishte i ftuar në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova ku thotë se dashuria nuk duhet të shihet asnjëherë si një lojë.

“Dashuria nuk është lojë, të gjithë ata që kanë tentuar me projektuar dashurinë si lojë kanë dështuar. Lojë bëjnë vetëm ata që nuk dashurojnë që gënjejnë të gjithë ata që luajnë thonë të dua pa menduar”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.