Shkrimtarët shqiptarë në Suedi organizojnë sesion shkencor (VIDEO) NULL NULL 31.05.2015 20:31 31.05.2015 20:31 Për të tretën herë po mbahet sesioni shkencor i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, i titulluar: “Papa Klementi XI Albani”. Ani pse janë në vend të huaj, shqiptarët kësaj radhe janë vetë nikoqirë. Në Udevalla të Suedisë po presin miq suedezë, mysafirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria, Norvegjia e Finlanda. Puna që bëjnë këta shkrimtarë është e madhe, njofton Klan Kosova. Tashmë këta shkrimtarë janë në përfundim të punës për përmbledhjen vëllimore: “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Edhe kryetari i qytetit ku u prezantuan librat, Rolf Sten, mori pjesë në prezantimin e punës së shkrimtarëve, të cilën e quajti shumë të vlefshme. Kronikë nga Arjeta Dragaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 29/09/2023