Shkrimtarët përgëzojnë Ferizajn për aktivitetet kulturore NULL NULL 09.12.2015 14:45 09.12.2015 14:45 Shkrimtarët kosovarë e përgëzojnë Komunën e Ferizajt për aktivitetet kulturore të realizuara gjatë vitit 2015. Të organizuar një grup i tyre sot ishte për vizitë në komunën e Ferizajt, ata u ndanë të kënaqur kur kuptuan janë përkrahur mbi 70 shkrimtarë të rinj nga komuna për ta parë dritën botimet e tyre. Këta shkrimtarë njëzëri u pajtuan se kultivimi i vlerave artistike që herët e ka fillin në Ferizaj po vazhdon të rritet e të bëhet sa më e begatshme. Potencuan se dalëngadalë po shuhet kriza e botimeve në të gjitha komunat e Kosovës, por bënë thirrje që të ketë më shumë aktivitet që të mos ndjehet shumë edhe kriza në lexim. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka falenderuar shkrimtarët e njohur kosovarë për kontributin që po japin çdo ditë për pasurimin e mendjeve njerëzore. Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për librin dhe ata që e duan ruajtjen e tij. Takimi i sotëm mes pushtetit lokal dhe njerëzve të penës së ndritur kombëtare u përmbyll me porosinë që bibliotekave të shkollave t’u kushtohet më shumë kujdes. U tha se ka bibliotekë që as pas 30 vitesh nuk është furnizuar me ndonjë libër të ri , prandaj e theksuan shumë të nevojshme fuqizimin e përpjekjeve për përhapjen e librit si nga shtëpitë botuese po ashtu edhe nga dashamirët që kanë libra të shumtë në bibliotekat e tyre.