Shkrimtaret bëhen bashkë për Gjergjin në Prishtinë NULL NULL 04.07.2018 09:09 04.07.2018 09:09 Shkrimtaret e njohura kosovare do të bëhen bashkë të enjten më 5 korrik në manifestimin unik artistik e letrar “Gratë për Gjergjin” ku do të lexojnë poezitë e tyre. Ky manifestim organizohet në kuadër të shënimit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë së Kosovës . “Gratë për Gjergjin” organizohet nga shkrimtaret: Dije Demiri-Frangu dhe Ilire Zajmi dhe mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 11:00.