Shkon në 62 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë NULL NULL 30.10.2024 13:47 30.10.2024 13:47 Përmbytjet në Spanjë. Getty Images. Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë ka shkuar në 62 persona, pasi më herët u raportua për 51 të vdekur. Në përditësim gjithashtu thuhet se ky numër është i përkohshëm dhe se procesi i identifikimit të viktimave po vazhdon, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Mediat lokale kanë raportuar se dhjetëra njerëz në Valencia e kanë kaluar natën të bllokuar në kamionë, makina, çati dhe ura, duke pritur për t’u shpëtuar.