Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 34 mijë e 183 numri i të vdekurve në Gaza

NULL NULL
23.04.2024 12:25
Rritet numri i të vdekurve në Gaza
Rritet numri i të vdekurve në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar 32 raste të reja të të vdekurve si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite.

Më këtë, ka shkuar në 34 mijë e 183 numri total i jetëve të humbura për 200 ditë lufte, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo ministri nuk ka bërë ndarje në mes të të vrarëve civilë apo luftëtarë në konfliktin e nisur më 7 tetor 2023.

Pala tjetër në Ramallah ka thënë këtë të martë se 72 përqind e të vrarëve në Gaza janë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Gjithashtu raportohet se në Bregun Perëndimor përgjatë 200 ditëve të luftimeve ka shkuar në 487, përfshirë 122 fëmijë nën moshën 18-vjeçare.

lajme të ngjashme