Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri NULL NULL 07.04.2020 14:10 07.04.2020 14:10 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë se një tjetër infermiere është shëruar nga koronavirusi në orët e fundit, duke e çuar në 22 numri e pjesëtarëve të stafit mjekësor që ja kanë dalë përballë kësaj pandemie. Ministrja deklaroi se deri tani 131 qytetarë dhe pjesëtarë të stafit mjekësore e kanë mundur Covid-19. “Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP. Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID-19. Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.