Shkon në 202 numri i të vdekurve në Valencia të Spanjës NULL NULL 01.11.2024 16:56 01.11.2024 16:56 Përmbytjet në Spanjë, ekipi i Kosovës mbetet i bllokuar në Aeroportin e Valencias Numri i të vdekurve në Valencia të Spanjës ka shkuar në 202 për shkak vërshimeve të mëdha, sipas Qendrës së Koordinimit të Integruar Operacional të Ministrisë së Brendshme (CECOPI). “Procesi i mbledhjes dhe identifikimit të viktimave vazhdon”, thuhet në një postim në X. Kjo e çon numrin e të vdekurve në Spanjë në të paktën 205. Dy persona të tjerë vdiqën në rajonin Castilla La Mancha dhe një tjetër në Andaluzi. /Klankosova.tv