Shkon në 18 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Kiev NULL NULL 28.08.2025 15:31 28.08.2025 15:31 Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës ka bërë të ditur se është rritur numri i të vrarëve nga sulmi rus në Kiev. Në përditësim thuhet se 18 persona janë konfirmuar të vrarë, katër prej të cilëve janë fëmijë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se po vazhdon puna për kërkimin e shumë persona të plagosur dhe të atyre që mund të jenë bllokuar në rrënojat në kryeqytetin e Ukrainës.