Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 11 numri i të vdekurve në Los Angeles

NULL NULL
11.01.2025 08:48
Foto nga Reuters
Foto nga Reuters

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së.

Në një përditësim të së premtes pasdite, ekzaminuesi mjekësor tha se pesë nga vdekjet kishin ndodhur në zjarrin e Palisades, ndërsa gjashtë të tjerët për shkak të zjarrit në Eaton.

Vdekjet ndodhën në Altadena, Malibu, Pacific Palisades dhe Topanga.

Deri tani vetëm tre prej viktimave janë identifikuar. Nuk është dhënë asnjë informacion i mëtejshëm për identitetin e viktimave të tjera, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme