Shkon në 100 numri i izraelitëve të vrarë NULL NULL 07.10.2023 19:04 07.10.2023 19:04 Izrael Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka dhënë shifra të përditësuara për mediat izraelite të viktimave të sulmit të Hamasit që nga orët e hershme të së shtunës. Numri i të vdekurve tani raportohet të jetë rreth 100 dhe numri i personave të dërguar në spital në 985. Transmetuesi publik Kan thotë se dhjetëra nga ata që po trajtohen janë në gjendje kritike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.