Shkollat, universitetet dhe kampet izraelite mbyllen NULL NULL 13.04.2024 23:41 13.04.2024 23:41 Flamur izraelit Shkollat, universitetet dhe kampet janë mbyllur në Izrael dhe ka një ndalim për tubimet e më shumë se 1,000 njerëzve. Zyrtarët izraelitë po u thonë banorëve që të mos panikohen dhe të kenë kujdes pasi Irani lëshon dhjetëra dronë drejt Izraelit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë më herët të shtunën, aktivitetet arsimore në Izrael do të pezulloheshin dhe do të kishte tubime të kufizuara mes frikës së një sulmi nga Irani.