Shkolla “Vezir Jashari” bëhet për herë të parë qendër e votimit NULL NULL 09.02.2025 18:19 09.02.2025 18:19 Arben Aliu menaxheri i shkollës “Vezir Jashari” në Ferizaj, ka folur për rrjedhën e procesit të votimit në zgjedhjet e sotme. Në Klan Kosova, ai ka thënë se janë të kënaqur me numrin e votuesve që sot ishin aty. Sipas tij, kjo për faktin se është hera e parë që kjo shkollë bëhet qendër e votimit. “Çdo gjë ka shkuar në rregull pa ndonjë incident”, ka thënë Aliu. /Klankosova.tv