Shkolla Verore e Antropologjisë mbahet në korrik në Prishtinë NULL NULL 02.03.2026 11:56 02.03.2026 11:56 Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës – Universiteti i Prishtinës, në datat 6-17 korrik 2026, organizon Shkollën Verore të Antropologjisë: Film Etnografik, një program dyjavor që eksploron artin dhe praktikën e realizimit të filmit etnografik dhe jofiksion. Shkolla Verore e Antropologjisë, ofron mundësinë e eksplorimit të traditave kryesore, zhanreve dhe autorëve me ndikim në filmin etnografik dhe jofiksion, diskutime kritike për filma të rëndësishëm etnografikë dhe përvojë praktike në planifikimin dhe realizimin e një filmi të shkurtër etnografik gjatë punës në terren. Profesore vizituese do të jetë Prof. Asst. Dr. Eralda Lameborshi, Fakulteti i Filozofisë, East Texas A&M University (ETAMU), SHBA, ndërsa bashkë-profesor: Prof. Assoc. Arsim Canolli, Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës. Kjo shkollë verore ofron një mundësi unike për studentët e interesuar në antropologji, etnografi, studime vizuale, film dhe kërkime kulturore, duke kombinuar teorinë me përvojë praktike në terren./Klankosova.tv