Shkolla e Muzikës në Pejë do ta nisë mësimin të hënën (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 24.09.2022 20:48 nga Qendresa Tershana 24.09.2022 20:48 Edhe Komuna e Pejës, theu grevën në arsim. Drejtuesit e shkolla e muzikës “Halit Kasapolli” kanë njoftuar nxënësit që nga e hëna do të fillojnë mësimin. Nga Sindikata e Arsimit në Pejë thonë se jo krejt mësimdhënësit e kësaj e këtij institucioni u pajtuan me vendimin e ri, njofton Klan Kosova. Megjithatë, thonë se janë presionet qeveritare që po ndikojnë në prishje të raporteve kolegiale, por që sipas tyre sindikata nuk e pengon asnjë anëtarë që mendon ndryshe. Për vendimin e shkollës nuk ishte ne dijeni kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri. Megjithatë, ai e përkrahu atë. Të premten Sindikata e Arsimit refuzoi edhe propozimin e dalë nga komisioni i arsimit, që nxënësit të kthehen në shkolla por si protestë e mësimdhënësve ata të mos notohen.