Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Shqipëri inxhinieri nga Kosova NULL NULL 21.02.2026 14:19 21.02.2026 14:19 Një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit në Maliq të Shqipërisë. Siç shkruan Euronews.al, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt dhe ka vdekur menjëherë, transmeton Klankosova.tv. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.