Shkodër: Policia përballet me një person i cili gjuajti me kallashnikov (VIDEO) NULL NULL 09.01.2024 12:59 09.01.2024 12:59 Një person është arrestuar në Shkodër, pasi që dyshohet se ka gjuajtur me kallashnikov nga ballkoni i banesës së tij duke e rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. I njëjti thuhet se i ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të organeve të rendit. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla. “Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale”, tha Balla.