Shkencëtarët zbulojnë sistem të ri mbrojtës ndaj baktereve në hundë NULL NULL 14.11.2018 19:30 14.11.2018 19:30 Një sistem mbrojtës që nuk ishte parë asnjëherë më parë në organizmin e njeriut, është zbuluar së fundi nga shkencëtarët. Hulumtuesit kanë gjetur një sistem në hundë i cili mbron ndaj mikrobeve. Qelizat në hundë lirojnë miliona qeska të vogla që vrasin bakteret, kur vërejnë se është inhaluar një baktere e rrezikshme. Këto qeska të quajtura exosomes, shkatërrojnë bakteret si dhe paralajmërojnë qelizat përreth për t’u mbrojtur nga patogjenet e huaja. Sipas shkencëtarëve ato janë të fuqishme në shkatërrimin e baktereve po aq sa antibiotikët.