Shkencëtarët thonë se ndërprerja e konsumimit të sheqerit është e lehtë NULL NULL 29.04.2019 19:30 29.04.2019 19:30 Mund të jetë një ritual për shumë njerëz, por shkencëtarët thonë se filxhani i çajit nuk ka nevojë për një lugë sheqeri. Një studim i realizuar së fundmi ka gjetur se pjesëmarrësit ishin në gjendje të ndalonin sheqerin pa ndikuar në kënaqësinë e tyre – duke sugjeruar se një ndryshim afatgjatë në sjellje ishte i mundur. Shkencëtarët thanë se ndalimi i menjëhershëm apo reduktimi gradual i konsumit janë dy strategji efektive për të hequr dorë nga konsumimi i sheqerit. Autorët thanë se megjithatë është e nevojshme një analizë më e gjerë për të konfirmuar gjetjet e tyre. Një ekip që përfshinte kërkues nga University College London dhe Universitetin e Leeds analizuan të dhënat mbi një muaj për 64 burra të cilët zakonisht pinin çaj të ëmbël me sheqer.