Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkencëtarët synojnë stimulimin e trurit si trajtim për Alzheimer

NULL NULL
08.07.2018 19:47

Dërgimi i dridhjeve elektronike përmes një truri që është duke u dëmtuar nga sëmundja Alzheimer, mund të bëhet një metodë e re e trajtimit të saj në kohë të hershme.

Një studim i kryesuar nga Dr. Andres Lozano në Qendrën e Neuroscience të Krembilit në Spitalin Perëndimor të Torontos në Kanada, ka arritur në përfundimin se pacientët mbi moshën 65 vjeç me sëmundje Alzheimer të butë mund të përfitojnë nga stimulimi i thellë i trurit, njofton Klan Kosova.

Stimulimi i thellë i trurit nuk është asgjë e re, por duke e përdorur atë si një terapi më të orientuar mund të japë dividentë.

“Implantet e stimulimit të thellë të trurit (DBS) janë përdorur për më shumë se 30 vjet, kryesisht për të trajtuar dridhjet e pacientëve të sëmundjes së Parkinsonit”, tha për Healthline dr. Doug Scharre, drejtor i Divizionit të Neurologjisë Kognitiv në Qendrën Mjekësore të Wexner .

Scharre vëren se ndërsa trajtimi i DBS është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për sëmundjen e Parkinsonit, është ende një terapi eksperimentale kur është fjala për Alzheimer, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme