Shkencëtarët një hap më afër krijimit të tabletave për meshkuj, për parandalimin e shtatzënisë NULL NULL 26.03.2019 16:30 26.03.2019 16:30 Një tabletë për kontrollimin e shtatzënisë për meshkujt ka kaluar testet klinike fillestare të sigurisë tek njerëzit, kanë deklaruar ekspertë në një konferencë mjekësore. Tablera që përdoret një herë në ditë përmban hormone të dizajnuara për të ndaluar prodhimin e spermës. Një gjë e tillë do të ishte një shtesë e mirëpritur për prezervativët ose vazektomi – opsionet e vetme aktualisht të disponueshme për meshkuj. Megjithatë mjekët në takimin vjetor të Shoqërisë Endokrine kanë thënë se ende mund të marrë një dekadë kohë për ta sjellë tabletën në treg.