Shkencëtarët në hapat e parë drejt zhvillimit të testimit për autizëm NULL NULL 19.02.2018 11:00 19.02.2018 11:00 Shkencëtarët kanë ndërmarrë hapat e parë drejt zhvillimit të një testi me urinë dhe gjak për autizëm. Në testimet e tyre të zhvilluar me fëmijë, të gjeturat kanë treguar se tek fëmijët që janë të prekur nga kjo sëmundje niveli i proteinave të dëmtuara është më i lartë. Hulumtuesit kanë deklaruar se testimet mund te çojnë në detektimin e mëhershëm të kësaj sëmundje, e cila është e vështirë të diagnostifikohet. Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar se për testimet e tilla ende ka nevojë për shumë punë.