Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkencëtarët konfirmojnë: Më mirë single, se në një lidhje të palumtur

NULL NULL
05.07.2016 12:30

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar se është më mirë që të jeni vetëm se sa në një lidhje me personin e gabuar.

Ky studim është publikuar në gazetën shkencore “Family Psychology” dhe ka treguar se si është shumë më mirë që të jeni single se sa në një lidhje të keqe, për shkak se marrëdhëniet e dashurisë, lidhen fuqishëm me shëndetin mental dhe fizik, transmeton Klan Kosova.

Para se të vinin në këtë konkludim, studiuesit e Universitetit të Buffalo’s në New York, i kanë kaluar dy vjet duke observuar jetët e 200 të rinjve të cilët ishin në lidhje serioze. Nuk kishte rëndësi a ishte martesë apo thjesht një lidhje e afërt, përderisa që të dyja këto lidhje kanë influencë të madhe në shëndetin tonë.

Shumica prej nesh, mendojnë se është më mirë që të jemi me dikë, edhe nëse nuk jemi totalisht të lumtur me këta persona, krejt kjo në mënyrë që të mos ndjehemi të vetmuar. Por del se një logjikë e tillë, ka impakt negativ në shëndetin tonë.

Rezultatet e studimit kanë treguar se ata që ndjehen rehat në një lidhje, e kuptojnë njëri tjetrin dhe nuk kanë çdo ditë konflikte, kanë shëndet më të mirë.

 

 

lajme të ngjashme