Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkenca i tregon, këto janë vetitë e vëllezërve të mëdhenj

NULL NULL
06.07.2016 10:49
5 year old boy sat on a sofa holding 6 month old baby boy. Baby boy is looking at older child with a worried expression

Të rriteni me vëllezër e motra, është të dyja, edhe bekim edhe mallkim. Askush nuk ju njeh më mirë se ata, por do të thotë po ashtu, se askush s’mund t’ju bëjë te qeshni apo të qani sikurse ata.

Të qenit vëllai i madh, shoqërohet me disa veti e përgjegjësi, e këto na i tregon edhe shkenca, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Jeni protektiv

Askush s’mund të ngatërrohet me motrën apo vëllain tuaj më të vogël dhe thjesht t’ia hedhë paq. Të jesh protektiv për më të vegjlit e shtëpisë, vjen me territorin e të qenit vëllai i madh, sipas psikologëve.

Janë më të ashpër

Të jesh vëllai më i madh, shpesh shoqërohet me pritje të mëdha nga ju. Fëmijët e mëdhenj të familjes, e kanë tendencën të jenë të vështirë me veten e tyre. Një studim psikologjik i vitit 2008 thotë se prindërit janë më strikt me fëmijët e mëdhenj, duke i bërë ata më të ashpër sepse gjithmonë u kërkojnë përgjegjësi.

Janë liderë

Fëmija i parë i nj shtëpie, në mënyrë natyrale e rrëmben pozitën e lidershipit brenda familjes, duke e marrë rolin e figurës autoritative me vëllezërit e tyre më të vegjël. Sipas studimeve të shkollës së Biznesit në Harvard, burrat janë të prirur që t’i rrëmbejnë pozitat autortative dhe ata bëhen liderë në shumë fusha të jetës.

Jeni një lloj gjeniu

Ndoshta jo bash gjeni, por më të mençur se vëllezërit tuaj më të vegjël jeni. Një studim i vitit 2007 i kryer në Norvegji me 250,000 të rinj, kishte gjetur se djemtë që ishin të parët në familje kishin IQ më të lartë se vëllezërit e motrat e vogla.

 

 

lajme të ngjashme