Shiu vërshon rrugët e Matiqanit (VIDEO) NULL NULL 29.08.2022 16:29 29.08.2022 16:29 Rrugët e lagjes Matiqan të Prishtinës janë mbushur me ujë. Kjo si pasojë e reshjeve të shiut të cilat po bien në Kosovë. Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihen rrugët e vërshuara, duke krijuar edhe vështirësi për lëvizjen e qytetarëve. Sipas tyre, rrugët vërshohen sa herë që bie shi, kjo për shkak të pusetave të mbushura me dhe, njofton Klankosova.tv.