Shiti gjithçka, bleu biçikletën dhe udhëtoi mijëra kilometra ta takonte dashurinë NULL NULL 28.05.2018 16:00 28.05.2018 16:00 Më shumë se 40 vjet më parë nisi një histori e bukur dashurie midis një artisti nga India dhe një gruaje nga Suedia. Pradyumna Kumar Mahanandia u lind në një fshat të Indisë më 1949, e bashkë me të lindi edhe një profeci e cila thoshte se djaloshi do të martohej me një muzikante nga një shtet i largët. Kjo profeci u përmbush! Në dhjetor të 1975-ës, kur Kumar ishte artist që pikturonte rrugëve, një grua e bukur sykaltër, Charlotte Von Schedvin, i kërkoi që t’ia bënte një portret. “Kur ajo u shfaq pranë meje mu duk sikur nuk peshoja fare. Fjalët nuk mund të shpjegojnë një ndjenje të tille. Sytë i kishte të kaltër dhe të mëdhenj, ndërsa mua mu duk sikur shikonte brenda meje si një makinë me rreze ultraviolet”. Ajo u rikthye edhe tre herë të tjera që ta përfundonte portretin, ndërsa Kumar ia shprehu dashurinë. Charlotte, e cila atëkohë ishte 19 vjeçare, pranoi të kalonte ca kohë me djaloshin. Megjithatë pas qëndrimin së bashku për tre javë ajo u kthye në Suedi. Kjo histori mund të kishte përfunduar këtu, megjithatë Kumar nuk lejoi një gjë të tillë. Ai shiti gjithçka që kishte dhe bleu një biçikletë. Me pak para që i kishin mbetur dhe ndihmën e njerëzve zemërmirë që takoi gjatë rrugës, ai udhëtoi 9,000 km që ta takonte Charlotte. Dy të dashuruarit përfunduan të martuar dhe janë së bashku tashmë për 40 vjet. Çifti kanë dy fëmijë së bashku.