Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shitësja e bukës që u bë modele

NULL NULL
12.02.2016 19:00

Kjo është histori tipike përrallash mirëpo për kohën e Instagramit.

Një histori që tregon se ndonjëherë gjithë çfarë duhet është të jesh në vendin e duhur e në momentin e duhur, transmeton Klan Kosova.

Olajumoke Orisaguna nga Nigeria, punonte si shitëse e bukës kur papritmas një ditë hasi në një vend ku aty dikush po shkrepte fotografi.

Forografit Ty Bello, nuk i kishte rënë fare në sy Orisaguna derisa kur shkoi në studio dhe filloi që t’i rregulloj fotografitë e shkrepura.

Në atë moment ai e kuptoi që ai kishte bërë një zbulim të hatashëm  – kishte takuar papritmas një vajzë të lindur për modelje.

Menjhëerë ai e postoi fotografinë e saj në Instagram duke thënë se ajo është një modele e lindur.

“Çdo kush më ka pyetur nëse kjo zonjushë është modele, por në fakt kjo është një rastësi e çuditshme”.

“Kur po fotografoja ajo vetëm rastisi të ishte aty pranë. Ajo me patjetër duhet të bëhet modele, do isha shumë i lumtur nëse do i ndihmoja asaj që të krijonte një karrierë, gjithmonë nëse ajo është e interesuar”.

“Është shumë e bukur dhe po mundohem që ta gjej prapë. Çdo kush që e njeh, ju lutem më ndihmoni”, kishte shkruar Bello në Instagram.

Shumë shpejt bukë-shitësja u gjet, dhe ajo ishte një nënë e dy fëmijëve.

Bello vendosi që për Olajumoke të bënte një dokumentar të shkurtë si dhe bukë –shitësja u vendos në kopertinën e revistës, Style.

Mënyra se si ajo pozonte përpara kamerës, totalisht natyrshëm e ka fasionuar fotografin.

“Ajo qëndronte përpara aparatit dhe unë për pak sa nuk e njihja”.

“Olajumoke madje edhe ecte ndryshe e në atë moment unë e dija që ne kemi gjetur një yll”, ka shkruar Bello.

Të hënën, Olajumoke e ka nënshkruar një kontratë me agjencinë e modeleve, Few Models.

modelja

modelja3

modelja2

lajme të ngjashme