Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shfaqja e hartës së Kosovës në flamurin serb nga tifozët çekë, MC Kresha: Nuk më befason ky veprim

NULL NULL
03.11.2024 22:20
MC Kresha në emisionin "Sport Show" në Klan Kosova.
MC Kresha në emisionin "Sport Show" në Klan Kosova.

Njohësi i futbollit, njëherit edhe artisti i njohur, MC Kresha sonte në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova ka folur në lidhje me veprimin e tifozëve të Spartës së Pragës, të cilët shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb, me mbishkrimin: “S’ka dorëzim”.

Ai është shprehur se nuk është i befasuar me këtë veprim të atyre tifozëve, gjë që ndodhi në ndeshjen kundër Banik Ostravës, përcjell Klankosova.tv.

“Mua nuk më befason kjo, për shkak që ne e dim që viteve të fundit ka një ngritje të madhe sidomos në shtetet që i kanë takuar bllokut lindor, të drejtës ekstreme dhe Praga, fatkeqësisht edhe pse historikisht i takon pjesës perëndimore të Evropës, politikisht ka qenë e lidhur me bllokun e lindjes dhe ky është ai reflektimi i këtyre lëvizjeve”, ka thënë ai.

lajme të ngjashme