Shfaqen katër simptoma të reja te të vaksinuarit që preken nga COVID-19 NULL NULL 31.07.2021 19:42 31.07.2021 19:42 Britanikët e vaksinuar kundër Covid 19 po raportojnë simptoma unike, të padëgjuara deri tani. Shërbimi shëndetësor në vend raporton se nëse keni tështima të vazhdueshme, e ndërkohë jeni vaksinuar, kjo mund të jetë një shenjë se jeni infektuar sërish. Tre simptomat e tjera që po mbizotërojnë tek personat e imunizuar por që preken sërish nga sëmundja janë dhimbja e fortë e kokës, hundët që rrjedhin dhe fyti i acaruar. Ato konsiderohen për çdo të buta krahasuar me simptomat e forta të virusit fillestar si temperatura e lartë dhe kolla e vazhdueshme ngacmuese, shkruan TCh, përcjell Klankosova.tv. Ekspertët thonë se në total, ka rreth 20 simptoma të Covid-it, ndaj jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet me saktësi se çfarë po kalon personi. Megjithatë, për dyshimet që mund të kenë britanikëve u kërkohet që të këshillohen me mjekët specialist. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se varianti shumë infektues Delta do të bëhet lloji mbizotërues në të gjithë botën, por një studim premtues tregoi se vaksina të caktuara me dy doza vazhdojnë të jenë mbrojtëse nga ky variant. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025