Sherr me thika mes të miturve në Sarandë, një i lënduar NULL NULL 27.03.2025 17:33 27.03.2025 17:33 Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Sarandës pas një konflikti që ka pasur me një bashkëmoshatar të tij. Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./A2Cnn