Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherr me shishe qelqi mes disa vajzave në Korçë, lëndohet njëra prej tyre

NULL NULL
05.05.2025 21:30
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.

Një konflikt ka ndodhur mes disa vajzave në Korçë, ku sipas  informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

Bëhet e ditur se njëra vajzë me inicialet P.M ka mbetur e lënduar dhe pas ndërhyrjes së policisë, ajo është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

“Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje”.

“Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarje”./Euronews.al

lajme të ngjashme