Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shërohen dy të infektuarit e fundit me Covid-19 në Kaçanik

NULL NULL
29.05.2020 08:37

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka njoftuar se dy rastet e fundit me Covid-19 në këtë qytet janë shëruar duke çuar në zero numrin e personave me koronavirus në këtë qytet.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook njëherit i ka falënderuar qytetarët për durimin gjatë kohës së izolimit.

“. Ju falenderoj përzemërsisht për durimin dhe qetësinë e krijuar për sa kohë që kemi qenë të izoluar. Bëni kujdes, mbaje distancën, respekto rregullat nga IKSHP. Së bashku po ia dalim…! Ditët e mira po afrohen”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

Sipas shifrave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri i të prekurve me koronavirus në vend është 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i të shëruarve në vend është gjithsej 820, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme